Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Shupkovc të Mitrovicës mbrëmë rreth orës 17:30, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre djem, njëri i mitur dhe dy vajza, njëra prej tyre po ashtu e mitur.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse.
/Gazeta Sinjali/





