2.7 C
Mitrovice
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img

A do të ndryshojnë masat anti-COVID, Zemaj në takim me Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës

Situata me COVID-19 vazhdon të jetë mjaftë e rëndë. Vetëm gjatë ditës së djeshme u konfirmuan afro 400 raste të reja me këtë virus.

Kësisoj nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se ministri në detyrë, Armend Zemaj do të zhvillojë sot një takim me përfaqësuesit e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, transmeton lajmi.net.

Takimi në fjalë do të zhvillohet nga ora 11:00 në objektin e qeverisë.


Ndryshe duhet përkujtuar që dy muajt e fundit pati një ndryshim të situatës me koronavirus ndërsa masat e vendosura për parandalimin e këtij virusi thuajse nuk u respektuan fare.

Situata u bë edhe më e rëndë në kohën kur subjektet politike nisën të bënin fushatë elektorale, e numri i qytetarëve të cilët mblidheshin në këto tubime ishte jashtëzakonisht i lartë.

IKSHPK ka apeluar dje tek qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat dhe të dalin jashtë vetëm në nevoja të mëdha.

Tani për tani janë 6 mijë e 639 raste aktive derisa numri i vdekjeve ka shkuar në 1 mijë e 572 .

Javë më parë Ministria e Shëndetësisë mori vendim për largimin e orës policore edhe nga komunat me rrezikshmëri të lartë, në mesin e tyre edhe Prishtina./Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT