Një aksident trafiku është shkaktuar mes veturave para pak minutash në Zhabar të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia Rajonale e Mitrovicës.
“Rreth orës 15:30, në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok (Fsh. Zhabarë), ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime”, thotë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. /Reporteri





