Labino Tahiri ka reagur ashpër pas zgjedhjes deputet të ish-spiunit të BIA’s serbe, Branislav Nikolic, transmeton Gazeta Metro.
Labi nuk arriti që të fitojë vota për t’u bërë deputet i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
E me anë të një shkrimi në Facebook, ai ka reaguar ashpër ndaj atyre që janë gëzuar që ai nuk është zgjedhur deputet, duke shkruar edhe kundër zgjedhjes së agjentit të BIA’s.
“Gëzohuni bre gëzohuni që nuk paskam fitua deputet q..nja mun nanen. Apo, a u knaqët disa qenefa? Hajt se unë fitoj prapë, e fitojnë akoma familje nga zemra ime se ajo rrah fort pêr gjakun tim. Ama shikojeni kush u fut në parlamentin tuaj e tanin një agjent i BIA’s”, ka shkruar Tahiri.
Tutje ai ka thënë se dikush po gëzohet që ai nuk është në Kuvend më, ndërsa nuk po e ka problem nëse në Kuvend është një spiun serb.
“Pra dikush nuk merret me ardhjen e tij në Kuvend se për këta nuk ka dert, as që ai është bashkëpunëtori i Serbisë, nuk ka dert, ndërsa unë që nuk jam as nuk isha i gëzohet që nuk jam tani në Kuvend”, ka shtuar Labi.
Në shkrimin e tij në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur edhe këshillat e babait të tij Islamit.
“Avvv evlad e babë çfarë kohe ka ardh tuj e dit që nuk ka lën gjë pa bërë BIA e Serbia mbi familjet tona dhe e durojnë e mua mundohen të më nënçmojnë. Euuuuu Islam Tahiri e Bab ditë e më shumë po më dalin fjalët e tua”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Labinot Tahiri në Facebook./gazetametro.net