Kampionia e xhudos, Majlinda Kelmendi, është mposhtur në gjysmë finale nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe, pas kësaj Majlinda do luftojë për medalen e bronzte.
Lojërat që po mbahen në Tel Aviv të Izraelit, Kelmendi mposhti në raundin e dytë gjermanen, Annika Wurfel, ndërsa në çerekfinale mundi rusen, Alesya Kuznetsova me ippon.
Në luftën për të bronztën Majlinda do të përballet me Charline Van Snick të Belgjikës.
Kujtojmë se në këto gara do po marrin pjesë edhe dy shqiptar të tjerë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.




