Lirije Kajtazi, kandidate për deputete nga rradhët e LDK-së e ka lënë të hapur mundësinë e formimit të kuorumit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente e vendit.
Kjatazi thotë se një herë nuk ka vendim, por se vendimi se a do formohet kuorumi do mirret nga organet e partisë.
“Deputetët e LDK-së kanë organet e partisë vendimmarëse, kur të merren vendimet e kemi edhe përgjigjien“, deklaroi ajo për Gazeta Blic.
Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje ka pësuar rënien më të madhe në rezultatin zgjedhor në historinë e saj.
Pas rezultatit të dobët, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Së shpejti pritet të zgjedhet kryetari dhe kryesia e re e kësaj partie.
Vjosa Osmani është kandidate për Presidente nga Lëvijza Vetëvendsoje në bashkëpunim me Listën “Guxo”.




