24.6 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ky është mesazhi i Labinot Tahirit pas ftesës së Speciales që i erdhi Kadri Veselit

Ish-deputeti i kuvendit Labinot Tahiri ka reaguar pas ftesës së ardhur nga Gjykata Speciale për kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Tahiri përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se t’i gëzohesh ftesave të tilla është gabim shumë i madh.

Ai ka thënë se të gjithë ftesat që po i bëhen ish-pjesëtarëve të UÇK-së, po bëhen për ta dëmtuar imazhin e luftës çlirimtare.

“Dikush i gëzohet ftesave por është gabim i madh!! Gjykata Speciale, nuk i fton udhëheqësit e UÇK-së pêr qështje korrupsioni por thëret për të dëmtuar imazhin e UÇK-së karshi Serbisë. Pra nuk keni përse gëzoheni! Kadri Veseli, të pastë vendi e kombi për jet e mot! Të gjitha ato ditët e mira të rinisë ia kushtove Lirisë së atdheut, të fëmijëve tuaj e të fëmijëve të mi dhe të shumë Shqiptarëve!”, ka shkruar Tahiri.

Tutje, ai ka thënë se të gjithë ftesat që po i bëhen ish-pjesëtarëve të UÇK-së, po bëhen për ta dëmtuar imazhin e luftës çlirimtare.

“Luftëra, do të ketë gjithmonë e dim mirë sepse e shohim çdo ditë duke u armatosur Serbia! Dhe kjo tregon se edhe në Kosovë do të ketë luftë, por sikurse Brezi i luftëtarëve të Adem Jasharit nuk do të ketë më!! Pra mos u gëzoni për këto ftesa! Nëse thiren protesta, aty do të jem sa herë që kërkohet për ushtarët e Lirisë, sepse ranë ata dhe sot nuk helmohet as nuk vritêt fëmiju im nga dora e SERBISË. Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka thënë Tahiri.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT