13.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Kamberi godet Serbinë për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e Pavarësisë. Teksa ka thënë për gjithë këto vite Serbia mban veten peng nga mospranimi i realitetit.

“Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Je vous ai compris » (“Unë ju kam kuptuar”).

Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më 4 qershor 1958, mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj.

Kosovë, Urime!

TË FUNDIT

TË FUNDIT