14.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Shtëpia e Bardhë: Do ta inkurajojmë Qeverinë e re ta vazhdojë dialogun me Serbinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se do ta inkurajojnë Qeverinë e re që të vazhdojë dialogun sa po të formohet.

Kështu po bënë të ditur Edward Price, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka shkruar se SHBA’të do të inkurajojnë Kosovën që të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Fjalët e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë po i transmeton gazetarja e pavarur Cristina Maza me anë të Twitter-it, duke thënë se SHBA dëshiron që Qeveria e re e Kosovës të vazhdojë pikat e cekura.

“Edward Price tha se SHBA’të e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA’ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE’së. Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura”, ka shkruar Maza në Twitter.

TË FUNDIT

TË FUNDIT