22.1 C
Mitrovice
E martë, 26 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Jusuf Buxhovi: Në kohën e Isa Mustafës u krijuan grupe mafioze brenda LDK-së

Humbja e thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit shtyu Isa Mustafën, kryetarin e deritanishëm të LDK-së dhe Kryesinë e partisë të dorëhiqen nga postet e tyre. Por Jusuf Buxhovi, njëri nga themeluesit e LDK-së, e cilëson dorëheqjen e Mustafës të vonuar.

Madje bashkëpunëtori i afërt i Ibrahim Rugovës, lider historik i LDK-së, thotë se në kohën e udhëheqjes së Mustafës janë krijuar grupe mafioze në parti.

“Një dorëheqje e vonuar dhe dorëheqja nuk mjafton. Sepse ky njeri është shkaktar i rrënimit të brendshëm të LDK. Gjatë kohës së tij janë humbur gjashtë palë zgjedhjesh. Janë krijuar grupe mafioze brenda LDK-së. “, ka thënë Buxhovi për Reporteri.net.

Por, historiani thotë se LDK mund të reformohet.

“LDK mund të konsolidohet nëse i hy rrugës së reformave. LDK është partia bazë e shtetit të Kosovës dhe duhet ta kemi LDK-në si një parti të djathtë, intelektuale që i kthehet kulturës së saj demokratike“, shtoi Buxhovi.

Megjithatë, dikur bashkëpunëtori i Rugovës, nuk mendon të rikthehet aktivisht në LDK edhe pas dorëheqjes së Mustafës.

Buxhovi në një prononcim për Reporteri.net, i ka uruar fitoren VV-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT