Pas dorëheqjes së kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kryesisë së partisë kanë nisur përgaditjet për Kuvendit zgjedhor për të emëruar kryesinë e re të partisë.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda LDK-së.
“Pas disa ditësh emërohet një ekipe koordinator për përgaditje të Kuvendit zgjedhor të LDK-së”, pohuan burimet e njëjta.
Edhe ish-Kryetari Mustafa në një konferencë për media ka njoftuar se zgjedhja e kryesië së re do të bëhet në afat më të shpejtë se sa parashihet me status të partisë.
LDK në zgjedhjet e së dielës, sipas votave perliminare të publikuara nga KQZ ka marrë 13.8% të votave. /Gazeta Blic




