Në Republikën e Kosovës po vazhdojnë të mbahen zgjedhjet Parlamentare të 14 shkurtit, shkruan Mitrovica SOT.
KQZ ka publikuar të dhënat për përqindjen e qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar për secilën komunë.
Deri në orën 15:00, në Mitrovicën Jugore të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 30% të qytetarëve.
Ndryshe, sipas të dhënave nga KQZ, në nivel vendi kanë votuar rreth 32% me të drejtë vote.




