26.6 C
Mitrovice
E martë, 26 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Jashari i inatosur për çështjen e kamerave, vendos të mos votojë

Bekim Jashari ka vendosur të mos votojë.

Arsye për këtë, sipas raportimeve është pikërisht çështja e përplasjes së tij me KQZ-në për çështjen e kamerave në klasa.

Ai mbrëmë me anë të një postimi në Facebook tha se kishte kërkuar nga drejtorët e shkollave që të mos i ndalin kamerat në klasa as gjatë periudhës së votimit.

Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk është lejuar. Në një reagim të mëvonshëm, KQZ ka thënë se është ajo që menaxhon qendrat e votimit dhe jo kryetarët e komunave.

KQZ nënvizoi tutje se këto rregulla vlejnë për të gjithë qytetarët e Kosovës. /Lajmi.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT