26.6 C
Mitrovice
E martë, 26 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ja çfarë dënimi i pret komisionerët nëse ndonjëri mundohet të dëmtojë fletëvotimet ose të ndryshojë rezultatin zgjedhor

Genc Nimoni nga organizata Çohu, ka kërkuar nga komisionerët që të kenë kujdes, të mos i dëmtojnë fletëvotimet e mos ta ndryshojnë rezultatin në zgjedhje, për shkak që sipas tij mund të dënohen deri në 5 vjet burgim.

Nimoni ka thënë në T7 se duke u bazuar në vitet e kaluara, komisionerët kanë qenë më shumë subjekt i këtyre veprimeve, por që ata e kanë kuptuar që nuk ja vene të shkojnë në burg për partitë politike.

“Një mesazh për komisionerët. Ata duhet të kenë shumë kujdes që të mos i dëmtojnë fletëvotimet për t’i bërë të pavleshme, mos ta ndryshojnë rezultatin sepse mund të jenë subjekt i ndëshkimit, që mund të shkoj deri në 5 vjet. Komisionerët kanë qenë më shumë subjekt i këtyre veprimeve. Së fundmi ata e kanë parë që nuk ja vleni të shkojnë në burg për partinë, sepse partia nuk po shkon për t’i mbrojtur ata”, ka thënë ai.

Nimani ka thënë se sa i përket organizimit të zgjedhjeve, Kosova është shembull për rajonin.

TË FUNDIT

TË FUNDIT