13.8 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Vjosa Osmani takohet me ambasadoren e re të Kroacisë në Kosovë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadoren e re të Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Ambasadorja Barishiq ka uruar Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme, njofton Klan Kosova.

“Osmani duke uruar Ambasadoren Barishiq për mandatin e ri në Kosovë, uroi për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci”.

“Njëkohësisht, Osmani shprehu pritjet tona që Kroacia, e cila do të marr Presidencën e Këshillit të BE-së, do të përkrahë edhe më fuqishëm Kosovën në procesin tonë euro-integrues”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT