17.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Arben Vitia: Deri në fund të vitit do të vaksinohen deri në 60% të popullatës për COVID-19

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, ka thënë se deri në fund të vitit do të vaksinohen deri në 60% të popullatës me vaksinat anti-COVID-19.

“Ne synojmë që deri në fund të vitit të sigurohen vaksinat për t’i vaksinuar minimum 50% deri në 60% të popullatës”, tha Vitia.

Albin Kurti së bashku me ekipin e tij, Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari, Rozeta Hajdari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista ‘Vjosa’, sonte janë të ftuar në DebatPernime.

Cila është oferta e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Cilat janë planet e Albin Kurtit dhe ekipit që ai i udhëheq për luftimin e korrupsionit?

A do të jetë kryeministër ai pas zgjedhjeve të 14 shkurtit?

Siç dihet, Kurti nuk është certifikuar në listën e Vetëvendosjes nga ana e KQZ-së, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës ai mbeti përfundimisht jashtë listës së votuesve.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dorëzuar KQZ-së, listë të re edhe pas vendimit të Supremes, duke e lënë kështu listën e njëjtë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT