Aleacca për Ardhmërinë e Kosovës është subjekti politik i radhës që është gjobitur nga Komuna e Prishtinës për shkak të mosrespektimit të masave anti Covid dhe grumbullimit të njerëzve.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Inspektoratit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
Gjoba për AAK-në është shqiptuar në shumën prej 2000 eurosh.
Postimi i plotë:
Askush mbi ligjin!
Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar;
Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19!





