25.3 C
Mitrovice
E hënë, 25 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Valon Syla pasi Konjufca nuk u bë bartës i listës: S’ka Vetëvendosje, por ka vetëm Albin Kurti

Gazetari Valon Syla, ka reaguar pas zyrtarizimit nga KQZ se listës së Vetëvendosjes do t’i prijë Vjosa Osmani.

Syla ka shkruar se e ka potencuar edhe më herët se Glauk Konjufca nuk do jetë bartës i listës së Vjosa Osmanit, mirëpo do jetë Vjosa Osmani, këtë madje i ka thënë publikisht edhe Shpend Ahmetit në T7.

Ai thotë se e njeh logjikën e Albin Kurtit që nuk ka Vetëvendosje dhe ka vetëm një person, Albin Kurti.

“Ja ngulën Glaukut. Shpend Ahmeti në T7 ma bojke s’ka shanca Vjosa me u bo bartëse e listës. O ngomni se e njoh logjikën e Kurtit. Në Podujevë me Bulliqin, në Kosovë me Vjosën… kjo tregon se ska Vetëvendosje, por ka vetëm Albin Kurt. Ata aty brenda janë vetëm numra”, ka shkruar Syla.

TË FUNDIT

TË FUNDIT