2.8 C
Mitrovice
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Loredana Zefi lëshon deklaratën e madhe për çiftin zviceran: I provokoj që të nxjerrin mllefin

Këngëtarja Loredana Zefi ditë më parë mori çmimin si “Artistja më e mirë zvicerane”, e pas kësaj u lajmëruan edhe çifti zviceran të clët e akuzojnë atë për mashtrim dhe vjedhje, shkruan GazetaBlic.

Ata u shprehën për mediat gjermane se deri tani nuk kanë parë asnjë lëvizje nga shteti dhe se çdo gjë po shkon shumë ngadalë.

Tani, ka qenë Loredana ajo që ka dhënë një intervistë për “srf.ch“, ku foli për muzikën, jetën private, si dhe historisë me çiftin zviceran

E kur u pyet për akuzat për mashtrim, reperja u shpreh:

“Nuk është problemi im nëse njerëzit besojnë atë që shkruhet. Kjo është arsyeja pse unë i provokoj ata që të nxjerrin më shumë mllefin ndaj meje”.

Zefi gjithashtu u shpreh se shpreson që kjo çështje të mbyllet deri në mars të 2020, atëherë kur dhe do të fillojë turin e saj nëpër Evropë, ndërsa tha se nuk do të largohet nga Zvicra pavarësisht komenteve që bëhen nga njerëzit.

“Unë jam fanse e madhe e Zvicrës, më pëlqen të jem këtu. Unë mendoj se nuk do të largohem nga Zvicra. Nuk mund ta kuptoj mënyrën se si mund ta urresh dikë që nuk e njeh personalisht”, përfundoi Zefi./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT