Kryetari i socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak, në emisionin e mëngjesit në “Tv Happy” ka zgjedhur fjalët më të rënda për të fyer Vojsllav Sheshelin.
Këto fjalë të Canak kanë ardhur si rezultat i një emisioni të një dite më parë pasi Cedmor Jovanoviq ishte detyruar që ta lëshojë studion shkaku i përplasjes me Sheshelin.
Canak e ka quajtur derr dhe kri lufte Sheshelin derisa nuk ka ngurruar që ta shajë edhe me nënë.
Në mes të fyerjeve të Canak është përpjekur që të ndërhyjë edhe autori i emisionit, Milomir Maric, duke folur për sukseset akademike të Sheshelit, megjithatë një gjë e tillë nuk e ka ndalur Canakun për të vazhduar sulmet.
Maric vazhdoi ta provokonte duke e pyetur nëse Sheshel ishte më i zgjuar se ai, kështu që Canak u përgjigj edhe më ashpër.
“Ai është një kafshë, i frustruar sek, sepse është i çmendur”, ka thënë tutje Canak.
Ai gjithashtu ka thënë se dyshohet që Vuk Drashkoviç e kishte pyetur Sheshelin se si mund të gënjejë kaq shumë, derisa Sheshel sipas Canakut ishte përgjigjur:
“Derisa ka një milion analfabetë në Serbi, unë nuk duhet të shqetësohem për të ardhmen time”./Express./