1.6 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Eurodeputeti austriak: Njohja e Kosovës nga Izraeli sinjal për vendet e BE’së që së kanë bërë një gjë të tillë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar rreth njohjes së Kosovës nga Izraeli, duke thënë se kjo për shtetet anëtare të BE’së që se njohin Kosovën është një sinjal, shkruan Gazeta Metro.

Mandl ka shkruar se kjo njohje e Republikës së Kosovës nga shteti i Izraelit të thotë shumë për të, pasi ai ndjenjë miqësinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës.

“Shteti i Izraelit do të njohë Republikën e Kosovës që është shteti më i ri në Europë. Kjo do të thotë shumë për mua meqë e ndjej miqësinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës. Është një sinjal i qartë për të gjithë shtetet anëtare të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Mandl”, ka shkruar Manl në Twitter.

Duhet theksuar se shteti i Kosovës është njohur nga Izraeli edhe zyrtarisht duke vendosur marrëdhënie diplomatike, kjo ka ndodhur gjatë ditës së djeshme përmes një ceremonie virtuale, në pamundësi që të ndodhë fizikisht për shkak të pandemisë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT