Kosova dhe Izraeli i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes tyre, duke e zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku morën pjesë dy ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.
Të dy vendet kanë falënderuar Shtetet e Bashkuara për ndërmjetësimin në arritjen e marrëveshjes në Uashington.
E lidhur me këtë, ka reaguar edhe ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Grenell e ka quajtur ditë të mrekullueshme lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit duke falënderuar ministrat e Jashtëm të të dy shteteve.