9.5 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ky është kandidati i vetëm që e mundi Albin Kurtin me vota në Mitrovicë

Vetëm lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur të marrë më shumë vota sesa kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Mitrovicën e Jugut.

Sipas rezultateve të kandidatëve nëpër komuna, Kadri Veseli ka arritur të fitojë rreth 400 vota më shumë sesa Albin Kurti në vendlindjen e tij.

Kreu i PDK-së ka fituar 9.866 vota në këtë komunë.

Ndërkaq, kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti ka arritur të sigurojë 9.489 vota në Mitrovicën e Jugut.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT