Para shumë vitesh Adelina Ismaili realizoi projektin “Shko nRRS”, i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon të pëlqehet nga publiku shqiptar, shkruan GazetaBlic.
Mirëpo, ka qenë Albina Kelmendi dhe Taulant Bajraliu ata të cilët kaë realizuar një potpuri këngësh në emisionin “nKosovë Show”, e këtu këngëtarja ka futur dhe një pjesë të këngës së Adelina Ismailit.
Kjo e fundit me të parë videon ka reaguar ashpër në rrjete sociale, ndërsa është shprehur se për këtë i gëzohet qeverisë së re, pasi beson se do fitojë gjyqet ndaj hajdutëve.
“Nese ka nje arsye pse po i gezohem krijimit së qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time”, ka shkruar Adelina Ismaili./GazetaBlic
https://streamable.com/h6uzd7n