16 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

6 mijë e 211 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi i 2020-ës kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me COVID-1, numri i të infektuarve me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 59 mijë e 646 raste.

Ndërsa deri më tani si shkak i infektimit me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 487 persona.

Aktualisht në vend janë 6 mijë e 211 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.926 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 342 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (68 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (64 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 59.646 raste nga 229.408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.487 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 235 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.211”, thuhet në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT