16.3 C
Mitrovice
E diel, 24 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Hasani: Supremja do të ketë interpretim të njëjtë si Kushtetuesja për certifikimin e deputetëve

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Gjykata Supreme duhet të ketë interpretim të njëjtë për certifikimin e deputetëve, sikur Gjykata Kushtetuese.

Enver Hasani ka folur rreth vendimit të kësaj gjykate për mos-certifikimin e kandidatëve për deputet që kanë pasur problem me ligjin në tri vitet e fundit.

“Jemi duke u futur në një vorbull interpretimesh, që mund të vijmë në një pozitë kur themi se nuk e dimë çfarë është objekt ekzekutimi. Rasti i fundit është tërësisht jashtë asaj çfarë quajmë juridiksion, sepse ka krijuar një normë-vënie, sikur të shkojmë në barnatore e të kërkojmë gozhda. Gjykata Supreme e ka të qartë sikur loti, sepse aty ka profesionistë, të cilët e dinë se Kushtetuesja interpreton vetëm në rast se ka pa kuptimësi, e çfarë pa kuptimësie ka këtu kur ligji e thotë shumë mirë që vlen për të gjithë”, ka thënë Hasani.

TË FUNDIT

TË FUNDIT