18.6 C
Mitrovice
E martë, 19 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Gjermania ndalon dhënien e vaksinave të AstraZeneca për këta persona

Komiteti i vaksinave të Gjermanisë ka thënë se vaksina kundër COVID-19 do t’u jepet vetëm personave nën moshën 65 vjeçe.

Komiteti ka thënë se ka “të dhëna të pamjaftueshme” mbi efikasitetin e tij për njerëzit e moshuar, njofton Klan Kosova.

Agjencia Europiane e Barnave do të vendosë të premten nëse do të miratojë vaksinën për përdorim në të gjithë BE-në.

Mbretëria e Bashkuar ka përdorur vaksinën AstraZeneca në programin e saj të imunizimit masiv prej disa javësh dhe zyrtarët e shëndetit publik thonë se ajo është e sigurt dhe ka “nivele të larta mbrojtjeje”.

Ky vendim i Gjermanisë vjen në mes të mosmarrëveshjeve që ka BE me prodhuesit kryesorë të vaksinave meqë kontinenti po përballet me një mungesë të tyre.

AstraZeneca që me qendër është në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se për shkak të prodhimit nuk do të jetë në gjendje të japë numrin e premtuar të dozave për BE-në.

Por BE thotë se firma duhet të respektojë angazhimet e saj dhe të japë dozat. Pfizer-BioNTech ka ulur gjithashtu numrin e dozave për shtetet anëtare

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT