2 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Nuk ndryshon Çekia për pavarësinë e Kosovës: Do ju ndihmojmë edhe për anëtarësim në Interpol

Çekia as që e ka ndryshuar qëndrimin rreth pavarësisë së Kosovës, kështu po deklaron ministri i Jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek, transmeton Gazeta Metro.

Petricek duke komentuar deklaratën e paradokohshme të presidentit të Çekisë, Milos Zeman, se do të kërkojë nga qeveria e Çekisë ta tërheqë pavarësinë e Kosovës, një gjë e tillë thotë se nuk do të ndodhë dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë korrekte e pozitive.

“Ne e kemi njohur Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008 dhe po përpiqemi të zhvillojmë marrëdhëniet korrekte dhe pozitive me Kosovën. I përkrahim të gjitha shtetet e rajonit të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, sepse kjo është në interes të sigurisë dhe stabilitetit evropian, por kjo është gjithashtu edhe mënyrë për të zgjidhur shumë probleme lokale, dhe shumë tensione rajonale”, ka theksuar Petricek.

Ai ka shtuar se qeveria e Çekisë e përkrahë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të tejkalohet e kaluara dhe të gjendet mënyra se si të jetohet së bashku në Evropën e bashkuar.

Petricek gjithashtu ka thënë se Çekia i përkrahë përpjekjet e Kosovës të bëhet anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT