25.4 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Miftaraj: PZAP duhet të certifikojë subjektet politike, por jo kandidatët e dënuar!

Drejtori Ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka folur në lidhje me vendimin që pritet të marrë PZAP për ankesën e subjekteve politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputet.

Miftaraj ka thënë për “Gazeta Blic” se nëse do të zbatohet obligimi kushtetuese dhe ligjor i respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese atëherë PZAP sot do të certifikoj listat e partive politike.

Tutje Miftaraj ka thënë se në këtë rast duhet të largohen nga listat personat që kanë dënime.

“Nëse zbatohet obligimi kushtetutes dhe ligjor i respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, PZAP sot do të certifikoj listat e partive politike, duke përjashtuar personat që kanë të papershtatshëm sipas nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet” tha Miftaraj për Gazeta Blic.

Vendimi i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa PZAP, pritet të jepet sot pas orës 13:00.

Lajmin e ka konfirmuar kryesuesi i sekreatriatit të PZAP-së, Mul Desku.

“Sot pas orës një publikohet vendimi i PZAP-së” ka thënë shkurt Desku për Gazeta Blic.

Në Pandelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike për moscertfikim të kandidatëve për deputetë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT