Sokol Halili i cili është njohur pas shkeljes së një qeni, derisa ishte live duke ofruar përkrahjen për kreun e LVV’së Albin Kurti, ka thënë se Vetëvendosjes do të ja siguroj 40 mijë vota.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ai tregoi se në vitin 2011 kishte votuar 4 herë ilegalisht për PDK’në.
Ndërsa, tani Halili tha se Vetëvendosjes do të ja siguroj 40 mijë vota.
“Në vitin 2011 mu desh të udhëtoj në Zvicër. Ishin zgjedhjet nacionale. E dinë të gjithë komisionarët unë kam votu 4 herë për PDK. 4 herë kam hyrë dhe kam dal. Jo vetëm. Ka qenë edhe një vëzhgues i Vetëvendosjes, por të katërtën herë ka reaguar. Nuk i përkas Lëvizjes Vetëvendosjes, por në këto zgjedhje unë do të ja dërgoj Vetëvendosjes 40 mijë vota”, tha ai.




