1.4 C
Mitrovice
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Pas ftesës ndaj Veselit, reagon ashpër Nasim Haradinaj kundër Gjykatës Speciale

Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale. Ai do të intervistohet me 4 dhjetor në Hagë.

Në lidhje me këtë ftesë nga Specialja ka folur nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Haradinajn në prononcim për Insajderin ka thënë se kjo ftesë nuk është asgjë e jashtëzakonshme, pasi Speciljaja sipas tij ka target pjesëtarët e UÇK-së.

Mes tjerash, ai ka përmendur faktin që kjo gjykatë është votuar nga vet deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe Veselin.

“Target i Gjykatës Speciale janë gjithmonë pjesëtarët e UÇK-së, kështu që Kadri Veseli për rolin që e ka pasur është krejt normale që edhe atë ta ftojnë, por vet ftesa nuk do të thotë se do të del fajtorë. Ne nuk e dimë saktë se në çfarë cilësie është ftu por ta shohim – sepse kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Kjo është një gjykatë që këta vet e kanë votu” , ka thënë Haradinaj.

E nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thonë se rreth katër persona pritet të arrestohen deri në muajin nëntor.

Ndërkaq kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati nuk i përjashton as protestat.

Numri i të ftuarve për intervistim ka arritur mbi 100, pa llogaritur ata që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, apo që nuk kanë dashur të publikojnë ftesën e tyre me qëllim të ruajtjes së privatësisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT