4.1 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Ferat Shala takohet me Hajredin Kuçin: Një personalitet që Kosovës i duhet në çdo kohë

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala ka takuar për kafe nënkryetarin e partisë, Hajredin Kuçin, transmeton Gazeta Metro.

Shala i ka thurur lavde dhe e ka vlerësuar lart figurën e Kuçit duke e quajtur largpamës dhe personalitet që i duhet Kosovës.

Postimi i plotë nga Shala:

Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e më të mençur. Kultura dhe veprimi intelektual, si dhe vizioni politik e filozofik, e bëjnë Hajredin Kuçin një personalitet që Kosovës i duhet në çdo kohë.

Gjatë procesit të gjatë e të mundimshëm të shtetndërtimit shpesh mbi ne ranë shumë orë të liga, por fjalët dhe mendimet largpamëse të Hajredin Kuçit u bënë dritë dhe shpresë.
Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT