13.7 C
Mitrovice
E diel, 24 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Konjufca me akuza të rënda ndaj Valdete Dakës: Ajo ndikon në KQZ kundër Albin Kurtit, po duan eliminim politik

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se nuk ka ndonjë informacion se a ka ardhur në zyrën e VV-së ndonjë dokument që ia ndalon liderit të kësaj partitë, Albin Kurtit garimin në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Konjufca thotë se personi i vetëm që po ndikon në KQZ kundër Albin Kurtit është kryetarja e komisionit, Valdete Daka.

“Unë nuk kam informacion se ka ardh ndonjë dokument i cili ja ndalon Albin Kurtin dhe të tjerëve kandidimin për deputet. Krejt cka e di është qe një kërkeë KGJK-ja ja kthy KQZ-së për të cilën dua të flas.

Mendoj qe jemi në rrezik të demokracisë në Kosovë. Albin Kurti dhe të tjerët e kanë kryer atë veprim në të mirë të shtetit të Kosovës. Kjo nuk është një vepër penale e cila ka qenë diçka në drejtim të dëmtimit të njerëzve apo dëmtim të shtetit tonë.

Personi i cili në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive edhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata po dojnë eliminim politik”, tha Konjufca në Rtv Dukagjin.

TË FUNDIT

TË FUNDIT