Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka quajtur të pavërteta deklaratat e zyrtarëve malazezë në lidhje me demarkacionin.
Ai tha se marrëveshja është e ratifikuar, por ka mbetur të bëhet shenjëzimi i pikave, njofton Klan Kosova.
“Duhet të gjendet një mes të asaj që deklarohet. Kur një zyrtar i Malit të Zi thotë se kemi marrëveshje me Kosovën është e vërtetë sepse ajo është ratifikuar. Kur thotë se do ta bëjmë shënimin do të thotë se nuk është bërë”.
“Nuk ka ende pika zyrtare ku është kufiri dhe në këtë mes të deklaratave ekziston hapësira për shënjimin e drejtë se aty është Maja e Çakorrit”.
“Nuk është e vërtetë ajo që thotë Mali i Zi se ata nuk i japin tokë askujt. As ne nuk kërkojmë tokë të njëri-tjetrit. Do të ndodhë nëse duan nuk do t’i themi korrigjim, por shenjëzimi është në Qafë të Çakorrit e të Kullës”.
“Edhe në opinionin tonë edhe në atë të Malit të Zi deklaratat përdoren për qëllime të ndryshme. Është e vërtetë që nuk duam tokë të Malit të Zi. Në fund do të rezultojë që as ne nuk i kemi marrë tokë Malit të Zi e as ata neve”.
Nga ana tjetër shefi i Qeverisë në Podgoricë, Dushko Markoviq, këtë e ka konsideruar si punë të kryer duke thënë se kufirit i është vendosur pika.