15.1 C
Mitrovice
E diel, 24 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Fytyra e liderit të VV-së në kontejnerë bërlloku, vjen reagimi nga Kurti

Partia Socialdemokrate në krye me Dardan Molliqajn sot kanë organizuar një aksion në kryeqytet ku në kontejnerë të bërllokut kanë ngjyrosur fytyrën e kreut të VV’së, Albin Kurti, me mbishkrimin “Recycle Bin”.

Përmes këtij aksioni PSD ka kritikuar listën e kandidatëve për deptuetë të Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar si një qorbë ideologjie, derisa Albin Kurtin e kanë cilësuar si “baba i riciklimit”.

Për këtë aksion ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje. Tinka Kurti e cila është anëtare e partisë së Kurtit dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë se “është rast i rrallë kur je brenda kazanit të plehrave dhe shkarravitë jashtë tij”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT