16.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Franca i dhuron Kosovës donacion – Zemaj: Do ta lehtësoj punën e personelit shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar donacion nga Franca, të cilat do të shërbejnë për përballje me Coranvirusin, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ishte i pranishëm në pranimin e këtij donacioni, ka falënderuar shtetin e Francës dhe ambasadoret e këtij shteti në Kosovë për ndihmën e vazhdueshme.

Ai tha se ky donacion do ta lehtësojë punën e personelit shëndetësor në përballje me pandeminë.

“Ky donacion në vlerë të konsiderueshme është shumë domethënës për neve dhe qytetarët, është shumë i mirëseardhur. Ky donacion do ta lehtësoje punën e punëtorëve shëndetësor në përballje me pandeminë. Donacionet janë stimulim për neve për përballje me cornavirusin në këtë periudhë ku kemi një situatë më të qetë”, tha Zemaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT