16.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Dyshime për variantin e ri të coronavirusit, IKSHP nis 30 mostra për në Gjermani

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani, për shkak të dyshimit të variantit të ri të coronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar për Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK.

“30 monstrat janë nisur ditën e hënë”, konfirmoi ai për Telegrafin.

Mostrat do të dërgohen në Universitetin “Charite” në Berlin, i cili është një nga laboratorët referent të OBSH-së.

Ndërkohë, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 267 raste të reja me coronavirus. Numri i viktimave nga virusi ka arritur në 1 mijë e 411, derisa raste aktive janë 5 mijë e 275.

Vlen të ceket, që varianti i ri i coronavirusit është konfirmuar në dhjetor të vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti i ri po përhapet më një shpejtësi të madhe.

IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë kanë kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj coronavirusit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT