Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka përsëritur deklaratën se VV do t’i fitojë mbi 65% të votave në Mitrovicë, shkruan mitrovicasot.net
Bahtiri pohimin e tij e përsëriti gjatë një takimi me strukturat e LVV në Mitrovicë, për të cilin postoi në rrjetin social Facebook.
“Nga anëtarët dhe aktivistët kërkova që të angazhohen maksimalisht në rritjen e votës për Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë, ku besoj se do të fitojmë me mbi 65%”, deklaroi ai.