Vjosa Osmani duket se do të garojë në listë të përbashkët me Vetëvendosjen në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo të paktën thuhet nga burime të gazetës Koha.
Vetë Vetëvendosje ka paralajmëruar konferencë të përbashkët me Vjosa Osmanin prej orës 13:30.
Burimi në fjalë ka raportuar se pjesë e listës prej 110 kandidatësh nga VV do të jenë edhe 10 kandidatë nga iniciativa e Osmanit.
Nuk dihet se cilin numër në renditje do ta ketë znj.Osmani, por dihet se Albin Kurti do të jetë bartës i listës.