12.9 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Meterologët tregojnë si do të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme

Ditëve në vijim mot më i freskët dhe me shi, vende-vende me reshje më intenzive, transmeton Gazeta Metro.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri në 12C, e maksimalet nga 15C deri në 17C.

7.11 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me reshje më të qëndrueshme shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.

8.11 – Reshjet e shiut vazhdojnë edhe orëve të hershme të mëngjesit. Ditën pjesërisht vranët, e në mbrëmje priten kthjellime.

9.11-10.11 – Ditën e shtunë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu. DItën e diel, kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

11.11 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor, e të enjten në mbrëmje edhe nga veriperëndimi. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht nën vlera normale./gazetametro.net

TË FUNDIT

Mot kryesisht me diell sot

spot_img
spot_img

TË FUNDIT