30.9 C
Mitrovice
E diel, 3 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Samedin Mehmeti zgjidhet drejtor i Policisë së Kosovës

Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, pas rreth tre muajve si ushtrues detyre i kësaj pozite.

Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e Kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë është caktuar zëvendës drejtori Samedin Mehmeti.

“Përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vite me radhë z. Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan”, thuhet ndër të tjera në biografinë e Mehmetit. \Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT