7.6 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Agim Bahtiri: Albin Kurti e ka kohën të tregoj se kush është

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Bahtiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk mund t’ia merr meritat e fitores Albin Kurtit për rezultatin e Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Ai ka thënë se nuk ka dhënë kontribut për Vetëvendosjen vetëm në Mitrovicë por edhe në qytete tjera si Podujeve, Skenderaj apo Vushtrri.

I pari i Mitrovicës ka thënë se Albin Kurti e ka kohën të tregoj se kush është.

Bahtiri ka thënë se janë të vetëdijshëm se pritjet e qytetarëve me fitoren e Vetëvendosjes janë 100%.

Partitë tjera po të kishin fituar, sukseset e tyre në masën 5% do të ishin vërejtur por me fitoren e Vetëvendosjes pritjet janë të mëdha deri në masën 100%”.

Kryetari i Mitrovicës ka thënë se Vetëvendosje do të jetë funksionale 100% në raport me luftimin e korrupsionit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT