15.9 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Profesori universitar i bashkohet Vetëvendosjes

Sociologu dhe profesori universitar Ardian Gola i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj partie Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.

“Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar. Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen”, ka shkruar Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT