14 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Gent Cakaj takohet me ish-deputetin e PDK-së që tha se nuk kandidon më për këtë post, për t’iu lënë hapësirë të rinjve

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane në Shqipëri, Gent Cakaj është takuar me ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Fatmir Xhelili në Jezercë.

Ky takim u zhvillua, pak ditë pasi që ish-deputeti Xhelili bëri të ditur se nuk synon më të kandidoj për postin e deputetit, me arsyetimin që duhet krijuar hapësirë të rinjëve.

Ndërkohë, ky takim për të cilin Cakaj njoftoj vetë përmes faqes së tij në rrjetin shoqëror “Facebook” ndodhi në kohën kur po debatohet se ai mund të bëhet pjesë e PDK-së dhe mund të hyjë në garë për të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Megjithë, në njoftimin për takim me ish-deputetin Xhelili, Cakaj nuk ka dhënë asnje detaje nëse mund të ndodh ajo.

“Doktor Xhelili mbetet i të gjithëve sepse iu dha gjithmonë përparësi interesave shtetërore të Kosovës dhe interesave kombëtare të shqiptarëve.

Miqësinë time me Doktorin nuk e ka ndarë asnjëherë dallimi në moshë, sepse e ka bashkuar dashuria për Shqipërinë, Kosovën, përkushtimi për të punuar papushim për çështjen shqiptare. Miqësia e ngushtë me të ka qenë sa nder, aq edhe mësim, sa frymëzim i vazhdueshëm aq edhe shembull i prekshëm se si duhet atdheu pa kushte”, ka shkruar, ai ndër të tjera në faqen e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Në majë të Jezercës me Doktorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 😊🇦🇱🇽🇰!

Fatmir Xhelili i ka dhënë krejt çka mundur Kosovës, në ditët më të vështira e në orët më vendimtare të historisë së saj të vonë:
Kur paqja u bë e pamundur, ai u bë një prej themeluesve të UÇK-së, kur lufta u bë domosdoshmëri, ai shërbeu si drejtues i lartë institucional e politik i saj, kur ballafaqimi ushtarak përfshiu rëndë tërë vendin, ai shërbeu me vetëmohim si ushtar i zakonshëm e

pranë nevojtarëve si mjek i jashtëzakonshëm lufte, kur shtetndërtimi ishte në pyetje, ai punoi pakursyer me vetëdije të lartë kombëtare në mbrojtje të interesave të Kosovës, kur po shpallej mëvetësia, ai nuk festoi gjatë e shumë si të tjerët sepse ishte në krye të qendrës për ruajtjen e sigurisë vendore në bashkërendim të plotë me miqtë ndërkombëtar, kur forcimi i brendshëm institucional u bë sfida kryesore e Republikës, ai punoi me zell e nder, profesionalizëm dhe dinjitet, pavarësisht përkatësisë partiake, në të mirë të Kosovës.

Doktor Xhelili mbetet i të gjithëve sepse iu dha gjithmonë përparësi interesave shtetërore të Kosovës dhe interesave kombëtare të shqiptarëve.

Miqësinë time me Doktorin nuk e ka ndarë asnjëherë dallimi në moshë, sepse e ka bashkuar dashuria për Shqipërinë, Kosovën, përkushtimi për të punuar papushim për çështjen shqiptare. Miqësia e ngushtë me të ka qenë sa nder, aq edhe mësim, sa frymëzim i vazhdueshëm aq edhe shembull i prekshëm se si duhet atdheu pa kushte 🙏..

TË FUNDIT

TË FUNDIT