19.3 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Petkovic nga Serbia thotë se janë të gatshëm të ndihmojnë familjet në Kosovë që u prekën nga vërshimet

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka thënë se ata do t’u japin ndihmë familjeve në Kosovë të cilat janë prekur nga vërshimet e fundit.

Ai ka thënë se situata në komunat me shumicë serbe është nën kontroll, shkruan Kosovo-online transmeton Klan Kosova.

“Kemi disa raste të izoluara në të cilat vërshimet kanë shkaktuar probleme, por jemi afër t’i zgjidhim. Ne do të ofrojmë ndihmë për riparim dhe këtë premtim ua kemi dhënë familjeve me të cilat kemi komunikuar”, është shprehur Petkovic.
“Jemi duke monitoruar situatën, njerëzit tanë janë në kontakt me qytetarët nëse duhet ndihmë për reagim. Kam folur për banorët rezidentë nga komunat në veri, për të qenë në gjendje gatishmërie në rast se Ibri del nga shtrati”.

Petkovic ka njoftuar se po ashtu ka folur me disa familje nga Plemetini i Obiliqit dhe me disa nga Kuzmini i Fushë Kosovës, të cilët janë dëmtuar nga reshjet.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT