7.6 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi në duet, vijnë me këngën “Simpatia e shkollës”

Këngëtari legjendar i muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu njihet për karrierën e tij të bujshme muzikore.

Ai edhe pse tashmë në moshë, vazhdon të jetë shumë aktiv në publikimin e projekteve të reja muzikore.

Madje së fundmi ka qenë këngëtarja Leonora Jakupi që ka paralajmëruar bashkëpunim me legjendën Sabriano.

‘Simpatia e shkollës’ është kënga e cila do të publikohet ditën e premte në orën 18:00 me legjendën e muzikës tonë Sabri Fejzullahu. Dua sinqerisht dhe pafundësisht të falënderoj Sabrianon për dashurinë pozitivitetin dhe motivimin që ai më jep, jo vetëm mua por të gjithë kolegëve dhe publikut anekënd!” ka shkruar ndër të tjera Leonora Jakupi në njoftimin e saj.

Kënga “Simpatia e shkollës”, pritet të jetë një super hit dhe do të lansohet me datën 8 Nëntor, e premte në orën 18:00.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT