3.1 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Kreu i Akademisë së shkencave të Serbisë: Kosova nuk është e jona, sa më shpejt ta kuptojmë aq më mirë

Kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostic, i ka dalë telashe në opinioni publik serb pas kësaj fjalie që e tha në një media serbe si reagim ndaj një deklarate të një peshkopi të Kishës Ortodokse Serbe që të heqë dorë nga ‘patrotizmat’ pasi realiteti është ndryshe i pëlqeu kishës apo jo, duke shtuar madje se askush nuk e ka monopolin mbi të vërtetën në Serbi, as kisha shtoi Kostic, transmeton Gazeta Metro.

Ai në emisionin Pregeld Dana në median NewsmaxAdria kishte shtuar edhe një protestë kur vazhdoi se “nuk do të thotë që ai ka të drejtë, por nuk mund të pranoj që të tjerët, që mendojnë ndryshe, janë bartësit e vetëm të vërtetës.

“Po jetojmë në një atmosferë ku kushdo që guxon të thotë diçka ndryshe, menjëherë shpallet tradhtar apo ndërhyrës. Unë vetëm u përgjigja në pyetjen se çka mendoj se është më adekuate për të ardhmen e Serbisë dhe serbëve në Kosovë e Metohi” kishte raguar Kostic për portalin serb Nova.

Reagimeve ndaj deklaratës së Kostic ai ju përgjigj se duhet të ketë dhe mirë që ka pasi duhet dialog por theksoi se kjo po shtrembërohet dhe keqpërdoret duke vënë në pah se kështu ka thënë edhe parë gjashtë viteve.

“Le të ketë reagime ndaj deklaratës sime. Por, unë kam thënë se Kosova nuk është e jona që para gjashtë viteve në një intervistë. Çfarë po prisnin këto gjashtë vite të flisnin nëse është e jona apo jo? A e ka lexuar atë intervistë deri në fund dikush apo jo? Pasi në fjalinë në vazhdim unë them se të drejtat e njerëzve që jetojnë në Kosovë dhe trashëgimia jonë kulturore duhet mbrojtur me dhëmbë e thonj” tha Kostic. “E thënë troç. Mirëpo, ajo fjali nuk i interesoi askujt. Pra, dikush as nuk e lexon se çfarë kam thënë deri në fund, e reagon pastaj…Le të jetë kështu edhe këtë herë” tha Kostic.

Nacionalistëve serbë të zhurmshëm që vazhdojnë të pretendojnë se Kosova po ju ‘grabitet’ serbëve, si regjisori serb Emir Kusturica që Nova.rs ja citoi Kosticit, akademiku serb i porositi “unë nuk i vendosa vendkalimet kufitare në Kosovë? Jam i bindur se Kosova është e imja. Aq sa është e Kusturicës aq është edhe e imja, nëse jo më shumë. Por, Kosova është e imja në një nivel metafizik” e përfundoi Kostic./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT