3.1 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Përmbytjet në vend: Agim Veliu tregon se cilat komuna janë me gjendje më të keqe

Ministri në Detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se po përcjell me vëmendje të shtuar gjendjen aktuale në vend si pasojë e vërshimeve. Ai ka treguar se cilat qytete momentalisht janë në gjendje më të keqe, shkruan Gazeta Metro.

Veliu thënë sot se pas reshjeve në Kosovë ka kërkuar ngritjen e gatishmërisë në nivel kombëtar të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Ai përmes Facebookut ka thënë se janë duke e përcjellë më vëmendje të shtuar gjendjen aktuale të vërshimeve të pjesshme si pasojë e reshjeve të shiut.

“Deri më tani në Komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës ka pasur vërshime të pjesshme, derisa ekipet e AME-së janë në terren duke vepruar sipas nevojës dhe rrethanave. Në komunat tjera situata momentalisht është e qetë dhe nën kontroll. AME do të koordinojë të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme, por edhe për t’i ndihmuar këto shtabe si me personel ashtu edhe me mjete. MPB do të informoi qytetarët në rast të përkeqësimit të gjendjes aktuale”, ka thënë ai. //gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT