-0.6 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Vllasi: Kandidati më i mirë për kryeministër Enver Hoxhaj, shanse të mira ka edhe Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë qytetarët ndihen të lodhur nga zgjedhjet të cilat nuk po prodhojnë stabilitet qeverisës.

Sipas tij, më e rëndsishme është që ata që hynë në Parlament e të tregohen përgjegjës ndaj popullit dhe shtetit.

Vllasi konsideron se kandidati më i mirë për kryeministër, në këto zgjedhje është Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Kuptohet, më humbësi do të del ai lista e të cilit merr më së paku vota. Pa marr para syshë kush është ai si person. Personalisht mendoj se për Kryeminister më i miri do të ishte kandidati i PDK Enver Hoxhaj. PDK do të del mirë me rezultate të zgjedhjeve”, ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.

Sipas Vllasit, shanse të mira ka edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Edhe Albin Kurti ka shansa të mira pasi që VV do të kaloi mirë në zgjedhje. Por të gjithë tjerët do t’i bëjnë probleme. Mbetet të shihet si qëndron ai në raport me Vendimin e Gjykatës Kushtetuse që e qoi Kosovën në zgjedhje të reja”, theksoi ai.

Ndërkaq, sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas tij do të bie dukshëm me rezultate.

“LDK në këto zgjedhje do të bie dukshëm nën nivelin që kishte në zgjedhjet e fundit”.

Nga ana tjetër, Vllasi thotë se Vjosa Osmani po i bën vend të mirë vetes në skenën politike.

“Vjosa Osmani është duke i bërë vetes vend të mirë në skenen politike. Së pari për shtetin dhe popullin e pastaj për vete. Ky duhet të jet parim për njerzit në pushtet”, ka shtuar ai.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme do të mbahën më datën 14 shkurt. /IndeksOnline/

TË FUNDIT

TË FUNDIT