8 C
Mitrovice
E premte, 10 Janar, 2025
spot_imgspot_img

U largua nga “On Records”, Adelina Ismaili jep lajmin e madh për Rina Balajn

Ka më shumë se dy javë që Rina Balaj është zhdukur nga rrjetet sociale, madje ishte motra e saj që bëri të ditur këtë gjë, duke thënë se ajo do të pauzojë edhe nga projektet muzikore, shkruan GazetaBlic.

Nuk vonoi shumë dhe një reagim erdhi edhe nga Met Elshani, menaxheri i “On Records” i cili tha se Rina Balaj tashmë nuk është më pjesë e kompanisë me dëshirën e saj.

Ndërsa pas kaq ditësh, ka qenë Adelina Ismaili ajo e cila ka dhënë një lajm për Balajn. Këngëtarja ka bërë të ditur se shumë shpejt do të kemi të reja nga Rina.

“Mmm-mm diçka po vjen, diçka po vjen. E dashura ime ka një sekret”, ka shkruar ajo.

Ndërsa kujtojmë se vetëm katër muaj më parë, Adelina Ismaili dhe Rina Balaj sollën projektin e tyre të titulluar “Qikat”, i cili deri tani numëron afro 8 milionë shikime në Youtube./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT